Publikohet videoja, Noizy përleshet fizikisht me disa persona në Itali

Faqja Hip Hop Shqip ka publikuar një video të Noizyt teksa përleshet me disa persona.
Kjo faqe e reperëve solli një video në Instagram në të cilën shfaqet reperi Noizy duke u përleshur me disa persona në Itali, shkruan lajmi.net.

Në video siç është bërë e ditur është grupi “OTR” i reperit shqiptar gjersa rrahen me grushta me një grup tjetër.

Megjithatë, Noizy nuk ka reaguar rreth kësaj dhe nuk dihet nëse në Itali ishte për ndonjë koncert të tij.

Mbetet që në vazhdim të zbulohet e vërteta.