Copy Code

Puna 100 ditëshe e kësaj ministrie përmbledhet në vetëm dy faqe

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë ka publikuar raportin 100 ditorë të punës. Mirëpo, kjo ministri krejt punën për 100 ditë e ka përmbledhur në dy faqe.

Në faqen e parë të këtij raporti është shkruar për fushëveprimin e ministrisë, ndërsa në faqen e dytë aktivitetet. Por, këto nuk tregojnë ndonjë punë konkrete të realizuar për gjatë kësaj kohe.

Kritik ndaj kësaj është shprehur analisti Albert Krasniqi. Ai përmes një statusi ka thënë se kështu ndodh kur krijohen ministri për të rehatuar ‘dosta’, shkruan Indeksonline.

“Raporti 100 ditorë i punës së Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, dy faqe.Në faqen e parë, fushëveprimi i ministrisë. Në faqen e dytë aktivitetet: Takime të shumta, Vizita të ndryshme edhe Shkëmbim përvojave. Raportet e zëvendësministrave me siguri duhet të jenë akoma më të detajuara dhe përmbajtësore. Kështu është kur krijon ministri me rehatu dosta”, është deklaruar Krasniqi.

Në këtë link mund ta lexoni raportin e kësaj ministrie./Indeksonline/