Copy Code

QSA Maqedoni ndau pagesën e rregullt për 50 jetim

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë këtyre ditëve ndau pagesën e rregullt për muajt janar dhe shkurt të vitit 2018 për 50 jetim në projektin “Streha e jetimave”.

Ky aktivitet është mbështetur nga donatorët e saj jashtë Maqedonisë si dhe synon ndarjen e bursave për jetimët e Komunës së Likovës dhe Kumanovës si dhe rrethit të Shkupit, të kategorive sociale.

QSA Maqedoni në mënyrë të rregullt e zbaton këtë projekt duke treguar profesionalizëm dhe seriozitet në përcaktimin e përfituesve, mënyrën e ndarjes së ndihmës si dhe qasjen e saj karshi opinionit dhe donatorëve.

Si rezultat i vazhdimësisë dhe konsistencës besimi dhe kërkesa për ta rritur këtë projekt është shtuar duke bërë të mundur që në këtë projekt të përfshihen edhe një numër më i madh prej 50 jetimëve.

Në muajt në vijim QSA Maqedoni synon që ta rris këtë numër duke rritur kualitetin e këtij shërbimi si dhe duke i qëndruar besnik parimeve të transparencës dhe korrektësisë.

QSA Maqedoni falënderon donatorët si dhe aktivistët e saj për tregimin e gatishmërisë dhe syçelësisë në zbatimin e këtij projekti.