Copy Code

RDK dhe ekstremistët e Bekir Halimit e braktisin Bilallin

Shkatërrimi i klanit të Bilall Kasamit – i njohur në opinion si klani Llërcë, është në fazën finale drejt shkrirjes. Së shpejti priten edhe largime kolektive nga aktivistë të ndryshëm nga disa nëndegë dhe degë të fraksionit në fjalë. Sipas burimeve mirë të informuara brenda fraksionit të klanit Llërcë, krahu i Fadil Zendelit (ish RDK-ja) bashkë me ekstremistët e Bekir Halimit (të njohur për afërsinë e tyre me Mile Zeçeviqin), janë tërhequr nga fraksioni i Bilallit duke e lënë këtë të fundit vetë në fshatin Llërcë. Si duket, shkak i përplasjes mes fraksionit Llërcë dhe Fadili Zendelit ka qenë organizimi i iftareve për Ramazan, ku sipas asaj që thuhet, RDK-ja e Fadilit ka insistuar që organizimi i iftarit të mbahet në Çajle të Gostivarit për inat të Vesel Memedit, ndërsa në anën tjetër fraksioni i Bilallit kishte insistuar që tubimin e iftarit ta mbajnë afër selisë së BDI-së, në Reçicë të Vogël, sepse Bilall pas iftarit menjëherë kishte pasur një takim konsultativ me krerët e BDI-së. Takimet e shpeshta të Bilallit me ish-partiakët e tij të BDI-së mund të jenë sinjale se ai po u kthehet rrënjëve të tij të vjetra – duke e lutur Ali Ahmetin që ta punësojë edhe një herë Sekretar Shtetëror. Në anën tjetër grupi i mbetur i Fadil Zendelit, sipas të gjitha gjasave, do të përfundojë në Aleancën për Shqiptarët dhe ekstremistët e Bekir Halimit do të shkojnë te Mile Zeçeviqi./kumanovapress