Reagim nga kryetari i Komisionit për folklor dhe aktivitet muziko- skenik, Pleurat Gashi

e rastin e situatës së krijuar në lidhje me reagimet në media të ndryshme, u detyrova të reagoj për hir të së vërtetës. Para se të fillohet me kontrollimin e lëndëve morëm qëndrim të prerë rreth analizës së detajuar të projekteve të dorëzuara.

Gjatë punës tonë hasëm në kaos të përgjithshëm në mënyrën e aplikimit. Gjegjësisht festivalet më të mëdha dhe ndodhitë më të rëndësishëm ishin ata qe kishin thyer kërkesat elementare të konkursit. Unë personalisht se bashku me kolegët nga komisioni përkatës i kontaktuam dhe sugjeruam se kanë mungesë elementare të dokumentacionit për konkurrim të rregullt, disa prej tyre arsyetoheshin se çdoherë ka qenë ashtu (pa dokumente ), ndërsa disa të tjerë thonin se problemin do ta zgjidhin në instanca më të larta duke aluduar në ministrin dhe kabinetin e tij. Ministri Ademi së bashku me kabinetin në kontinuitet kërkonte nga ne që të jemi korrekt dhe të drejtë dhe në asnjë mënyrë mos ta thyejmë ligjin. Mendoj që isha i qartë dhe decid në reagimin tim, të gjithë ne së bashku njëherë e përgjithmonë duhet të ndalojmë së manipuluari.

P.S Me plot përgjegjësi pranoj propozimin e ministrit Ademi që ditën e hënë t’i rishqyrtojmë edhe njëherë projektet e refuzuara. Dua te jemi transparent deri ne fund.

(Pleurat Gashi, kryetar i Komisionit për folklor dhe aktivitet muziko –skenik)