Copy Code

Reagon Taravari: Zaev ia mori ingerencat Komunës së Gostivarit dhe ia dha BDI-së

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “facebook” thotë se marrja e kompetencave që të emërojë dhe shkarkojë drejtorë në shkollat fillore dhe të mesme është qërim hesapesh në dobi të partisë së BDI-së, transmeton Portalb.mk.

“Sot Zaev ia mori ingerencat Komunës së Gostivarit dhe ia dha BDI-së. Kjo ndodhi edhe vitin 2010 kur Gruevski e bëri po të njëjtën gjë. Ku është dallimi ndërmjet viteve 2010 vs 2018? Mentaliteti, kush nuk mendon si ne duhet zhdukur! Ju lumtë, pikërisht “shoqëri për të gjithë””, shkroi Taravari në profilin e tij në “Facebook”.

Nga kabineti i Taravarit për NOVA TV deklaruan se nuk është dërguar një vendim i tillë te ata, ndërsa kur do ta marrin do të dalin në konferencë për shtyp ose do të dërgojnë njoftim për media.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dje mori vendim me të cilin kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit i merren kompetencat në arsim, në pjesën e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve nëpër shkolla fillore, kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Surija Rashidi nga Aleanca e Shqiptarëve në seancën parlamentare.

Ministrja tha se vendimi për marrjen e kompetencave vjen pas kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit sepse kryetari ka shkarkuar dhe emëruar drejtorë jashtë procedurës ligjore. Deskoska gjithashtu tha se janë anuluar edhe të gjithë vendimet e Taravarit për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat e Gostivarit