Copy Code

Rekordet që City mund t’i thyejë deri në fund të sezonit

Manchester City është zyrtarisht kampioni i ri në Angli.

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të sigurojë matematikisht titullin pesë javë para fundit.

City me formën fantastike që ka kaluar këtë sezon, deri në mbyllje të kampionatit mund të thyejë disa rekorde.

Fitore:

City ka shënuar 28 fitore këtë sezon, duke mbetur vetëm dy prapa rekordit të Chelseat që ka përfunduar sezonin me 30 fitore.

Fitore si mysafir:

Chelsea në sezonin 2004-05 kishte fituar 15 ndeshje si mysafir, ndërsa deri tani City ka shkuar në 14 me dy ndeshje të mbetura për ta thyer rekordin.

Pikë:

Chelsea më 2004-05 mbylli sezonin me 95 pikë, ndërsa City aktualisht ka 87 pikë me mundësi që të arrijë deri në 102 nëse fiton pesë ndeshjet e mbetura. Me këtë rast do të bëhej skuadra e parë në top-ligat evropiane që arrin të kalojë shifrën e 100 pikëve.

Pikë si mysafir:

Chelsea fitoi 48 pikë në sezonin 2004-05 në ndeshjet si mysafirë, ndërsa City deri tash ka marrë 44.

Golat e shënuar:

Chelsea shënoi 103 gola më 2009-10, ndërsa City deri tash ka 93. Me pesë ndeshjet e mbetura, mbetet të shihet nëse “Qytetarët” do të thyejnë edhe këtë rekord.

Pikë para të dytit:

City tash është 16 pikë para ndjekësit të parë, Manchester United. Ekipi i Guaridolas ka mundësi të thyejë edhe një rekord, atë për distancën më të madhe nga vendi i dytë. Ky rekord mbahet nga Unitedi që mbylli sezonin 1999-2000 me 18 pikë para Arsenalit.