Rita ‘e magjishme’ në mes Tiranës, ndez skenën për publikun shqiptar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është ngjitur në skenën e koncertit “Ora e Super Muzikës”, të mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Mijëra qytetarë të pranishëm janë argëtuar nga performanca spektakolare e artistes shqiptare.

E veshur me një kostum të verdhë dhe flokë ngjyrë të kuqe, këngëtarja Ora pati një paraqitje me shumë stil në koncertin e sotëm.

Ajo ka performuar për fansat disa prej hiteve më të mëdha si: “Poison”, “I will never let you down”, “Lonely together”, “How we do the party”, etj.

Nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, vërehet se atmosfera ka qenë e zjarrtë, e krijuar nga interpretimi fantastik i artistes shqiptare.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ua ka mundësuar të gjithëve çasjen për të parë LIVE performancën e këngëtares Rita Ora.