Rita me miqtë e saj flet shqip në prapaskenat e koncertit[VIDEO]

Këngëtarja Rita Ora është duke mbajtur një tur koncertesh nëpër Evropë.

Mbrëmë (premte) ajo ka kënduar në Munich, ku ka dhuruar një performancë të zjarrtë për publikun e shumtë që ishte në sallë për këngëtaren shqiptare.

Shumë nga prapaskenat e koncertit, Rita vendosi t’i ndajë me fansat në rrjetet sociale, duke treguar se si ajo dhe stafi kalojnë kohën pak para se të bëhen gati për shfaqje.

Duket se këngëtarja shqiptare flet herë pas here edhe shqip, ndonëse stafi i saj dhe shoqëruesit përbëhen nga të huaj.

Në një video të publikuar së fundmi në InstaStory, Ora shfaqet duke xhiruar një nga miqtë e saj në prapaskenë, teksa i drejtohet me fjalët: “Budalla, kqyrum”.

Videoja në fjalë ka bërë për të qeshur shumë prej ndjekësve të saj, ndërsa ka lumturuar fansat shqiptarë, të cilët ndjehen mirë sa herë që ajo flet shqip.