Rrëfim për kushtet çnjerëzore të burgjeve në Maqedoninë Veriore (FOTO)

Edhe në rastin më të mirë, kur kërkesa mund të miratohet, hapësirat të cilat të lejohen t’i vizitosh, janë po ato hapësira që u’a lejojnë organizatave ndërkombëtare dhe organizatave për liritë dhe të drejtave të njeriut! Teksa e vërteta për burgjet mbahet e mbyllur hermetikisht larg syrit të mediave. Andaj shumë të dënuar nga frika se pas plasimit në media të së vërtetës, ndëshkohen, e jetojnë çdo ditë tmerrin dhe shkeljen brutale të të drejtave elementare të tyre.

Pasi kemi arritur ne si portal Pa Censurë, të futemi në burgje brenda, të marrim informacione dhe shumë më tepër. Do të plasojmë në publik të vërtetën për kushtet çnjerzore prapa grilave. Burgu qëllimin e vetëm e ka të jetë institucion korrektues-përmirësues në këto kushte të rënda, që trajtohet të dënuarit, vetës se përkeqësojnë gjendjen e tyre. Nga këto hapësira vuajtësit e dënimit vetëm të përmirësuar nuk do të mund të jenë!