Copy Code

Shqiptarët duhet të jenë pjesë e negociatave për emrin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, sonte ishte mysafir në TV News24 në emisionin “Dilomaticus”, ku ka folur për shumë tema të rëndësishme të politikës aktuale në Maqedoni dhe më gjerë. Derisa fliste për zgjidhjen e kontestin e emrit, që Maqedonia e ka me Greqinë, ai theksoi: “Është për të ardhur keq që partitë e deritanishme shqiptare janë sjellë ndaj këtij problemi sikur të bëhet fjalë për një shtet të huaj. Ne mendojmë se shqiptarët duhet të jenë të përfshirë në zgjidhjen e këtij problemi, sepse ky shtet është edhe i shqiptarëve dhe është shumë e rëndësishme se cili do të jetë emri i tij.”

Me emrin e ri do të identifikohen të gjithë shtetasit e këtij vendi, rrjedhimisht edhe shqiptarët që jetojnë këtu.”, shtoi ai.