Shtëpia Përkujtimore “ Nëna Tereza” – Shkup, do të drejtohet nga ish-kandidatja e Lëvizjes BESA

 

 

Ish- kandidatja për kryetare të Shkupit nga Lëvizja BESA, Nafije Selmani, është emëruar drejtore e Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup. Me profesion albanologe, Nafije Selmani, si kuadër e Lëvizjes BESA, sot është emëruar drejtore e re e shtëpisë përkujtimore së Nënës Terezë në Shkup.
Vlen të theksohet se kuadrot e Lëvizjes BESA kanë filluar sistematizimin e tyre nëpër shumë drejtori të ndryshme, ndërsa sipas informatave jozyrtare marrim vesh se së shpejti pritet të finalizohen edhe drejtoritë e tjera që do t’u takojnë kuadrove të Lëvizjes BESA të drejtuar nga Afrim Gashi.