Copy Code

Shuhet familja nga aksidenti në Shkodër, bashkë me babain vdesin edhe tre fëmijët

Tragjedia e dhimbshme në Shkodër ka shuar thuajse të gjithë familjen. Pjestarët e një familje, janë ndarë të gjithë nga jeta përvec bashkëshortes. Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, Rajan 8 muajsh dhe Ajsel 5 vjeç, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe vajza e tij 10 vjecare, ndërsa bashkëshortja është në gjendje të rëndë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, Brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji. Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’.