ShVL-UÇK përkujtoi dëshmorin, Fadil Nimanin

ShVL-UÇK ka përkujtuar dëshmorin e atdheut, emblematikun e LPK-së, Fadil Nimanin. Nga ShVL-UÇK thuhet se ai ishte njëri nga veprimtarët më të guximshëm të LPK-së që pranoi Programin për Çlirim e Bashkim Kombëtar.

“Në të gjitha betejat e tri emblemave të UÇK-së, ai dëshmoi virtyte të larta ushtarake. Ngadhënjeu. Pas masakrës së familjes Zymberi, i pikëlluar dhe motivuar për të mbrojtur popullin dhe trojet e të parëve, luftoi në këmbë, pandërprerë dhe ra heroikisht në Vaksincë të Kumanovës”,- thuhet në përkujtimin e ShVL-UÇK-së.