Skandali i Facebook-ut godet 87 milionë përdorues

Skandali i vjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve të Facebookut nga konsulenti politik “Cambridge Analytica” është thelluar edhe më shumë.

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook njofton tashmë se, pas rishikimit të problemeve për të cilat u akuzua, nga shpërndarja jo e duhur e të dhënave mund të jenë prekur plot 87 milionë përdorues, transmeton Klan Kosova.

Shifra e publikuar më parë, e përmendur nga informatori Christopher Wylie ishte në afro 50 milionë përdorues të rrjetit social.
Të dhënat e fundit janë zbuluar në një blog personal të kreut të sektorit teknologjik, Mike Schroepfer.