Skender Rexhepi – Zejdi: Deputetët tanë i qëndruan besnik premtimit të dhënë në integrimin e vendit në familjen euro-atlantike

 

Kuvendi Qendror konstatoi se organizata jonë politike, që deri tash është quajtur Lëvizja BESA, dhe tre deputetët e saj kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset politike gjatë vitit që shkoi dhe këtij fillimviti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në procesin integrues. Përkundër mundësisë që votat e tyre të përdoren kalkulime të tjera, siç u njoftua në opinion për disa deputetë të tjerë, deputetët tanë i qëndruan besnik premtimit të dhënë me futjen tonë në qeveri, se po i bashkohemi shumicës parlamentare në mënyrë që ta realizojmë përcaktimin tonë programor për ta ndihmuar procesin e integrimit. Dhe, tashmë të gjithë jemi dëshmitar se ky premtim u realizua – Maqedonia e Veriut është një hap para ulëses së saj në NATO, ndërsa ne sonte mund të mburremi që kemi qenë korrektë me votuesit tanë dhe pritjet e përgjithshme të qytetarëve”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i partisë politike “ AlternAtivA”, Skender Rexhepi-Zejdi.