Skender Rexhepi – Zejdi: Ekzistenca jonë politike është jetësimi i idealeve shoqërore

 

Që këtu do të më lejoni t’u bëjë thirrje aktivistëve, votuesve, mbështetësve dhe të gjithë njerëzve të tjerë vullnetmirë, që të vazhdojnë të na mbështesim dhe të besojnë se ne jemi ushtarët e njëjtë, me idealin e njëjtë dhe me vullnetin e njëjtë për ta bërë të njëjtën betejë për vlerat e njëjta: barazia, drejtësia, demokracia, mirëqenia, morali, familja, kombi mbeten njësoj në fokusin tonë bashkë me përkushtimin tonë për jetësimin e tyre.
Dhe, ne do ta bëjmë këtë betejë jo vetëm sepse ashtu arrihet fitorja në zgjedhje, por sepse kjo është alternativa jonë e vetme për ta arsyetuar praninë tonë në këtë nënqiell, për ta kuptimësuar ekzistencën tonë, duke synuar ta ndërtojmë një botë që ne besojmë se është e virtytshme dhe e denjë për të jetuar ne dhe brezat që vijnë pas nesh”, tha Sekretari i Përgjithshëm i partisë politike “ Alternativa”.