Skender Rexhepi – Zejdi: Ja për çfarë është “ fajtor” Asaf Ademi

 

Pas shumë sulmeve dhe akuzave të njëpasnjëshme ndaj ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, në mbrojtje të ministrit Ademi, ka dalur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili nëpërmjet rrjetit social facebook, ka shkruar:

 

ASAF ADEMI ËSHTË FAJTOR…
Ministri i Kulturës nga Lëvizja BESA, Asaf Ademi është fajtor:
-është fajtor sepse është ministri i parë që krijoi standarde në menaxhimin e arkës së popullit dhe falë punes së tij shembullore ai kurseu buxhetin e shtetit dhe popullit,
– Asaf Ademi është fajtor sepse nuk është i korruptuar dhe nuk e lejon korrupcionin, bile as edhe një akuzë e vetme nuk i është bërë për keqpërdorim të asnjë lloji;
-është fajtor sepse ndaj qytetarëve nuk bënë dallime nacionale e as partiake. Avansoi në detyrë të gjithë shqiptarët e diskriminuar nga të gjithë zyrtarët para tij edhe pse mbi një dekadë ishin të punësuar aty;
-Asaf Ademi është fajtor sepse edhe kulturës shqiptare i dha hapsirën dhe vendin që e meriton. Ai promovoi me sukses moton “kulturë për të gjithë” për maqedonasit, shqiptarët, turqit, boshnajkët, romët dhe tjerët;
-Asaf Ademi është fajtor sepse nuk vuan për poste dhe është i dashur për qytetarët;
-është fajtor sepse dëshmoi se nuk ka çmim ruajtja dhe kultivimi i trashigimisë shpirtërore;
-Asaf Ademi është fajtor sepse nuk nënshkruan shkeljen e kodeve njerëzore dhe morale;

PS
E gjithë kjo “gjuajtje shtrigash” ndaj Asaf Ademit NUK është shkaku i “Xhezit” në Shkup, por prapavija është dikund krejt tjetër.
Prandaj, ata tinëzarë që e sulmojnë Asaf Ademin, le të bëhen “burra” (edhe pse kjo fjalë nuk egziston te ata) dhe ta tregojnë arsyen e vërtetë të gjithë kësaj zhurme të panevojshme.
SHUMË SHPEJT E GJITHË E VËRTETA DO TË DEL NË SHESH….