Solskjaer i jep ‘oksigjen’ Manchester Unitedit, ‘Djajtë e Kuq’ mposhtin Newcastle

Skuadra e Manchester United ka arritur edhe fitoren e radhës në Premierligë.

Manchester United ka mposhtur Newcastle Unitedin me rezultatin 0-2 në udhëtim, për të shkuar kështu në katër fitore radhazi, shkruan GazetaBlic.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin 0-0, kurse në pjesën e dytë lojtarët e Solskjaer ndezën ‘motorët’ dhe shënuan dy herë.

Lukaku shënoi gol në minutën e 63’të, pas një gabimi të portierit vendas, ndërsa çështjen e fituesit e mbylli Rashford, i cili shënoi gol pas një aksioni me Lukakun dhe Sanchezin, ky i fundit i cili e asistoi për gol.

Manchester United mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë – kurse Newcastle United pozicionohen në vendin e 15’të me 18 pikë.

Vlen të ceket se Solskjaer bëhet trajneri i dytë i Manchester United që fiton 4 ndeshjet e para me klubin.