Copy Code

Superman mbush 80 vjet

Kemi parë dekadave të fundit shumë superheronj, por njëri prej tyre është më i veçantë se të gjithë të tjerët.

Bëhet fjalë për Supermanin, i cili ditën e sotme ka mbushur 80 vjet dhe vazhdon të jetë më i pëlqyeri prej publikut.

Njeriu i çeliktë u krijua në qershor të vitit 1938 nga kompania amerikane DC Comic.

Në fakt, fillimisht u shfaqen disa fotografi në një revistë prej 13 faqesh, i cili i hapi rrugë xhirimit të një filmi televiziv i vitit 1978.

Realizimi i filmit të parë ishte një sukses i madh në saje të aktorëve Marlon Brando, Gene Hackman apo Christopher Reeve.

Pasuan në vitet e ardhshme me lojëra kompjuterike, i cili u bë edhe më i dashur në radhët e fëmijëve, ku më ndër vite u shfaqen edhe superheronjtë e ri – Batman apo Spiderman.

Ndryshe, deri më tani janë shfaqur 45 seri të këtij filmi të famshëm amerikan të krijuar prej Jerry Siegel dhe Joe Shuster.