Copy Code

Temelko del nga burgu shtëpiak, Gjykata Penale ia pranoi garancinë

Kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Temelko, i akuzuar për çështje zgjedhore në Maqedoni, nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), do të mbrohet në liri.

Gjykata Penale vendosi shfuqizimin e burgut të tij shtëpiak, pasi që Temelko ka ofruar garanci me para.

Javorja “Fokus” bën të ditur se Temelko, i cili është i akuzuar në lëndën “Titanik”, ka ofruar pronë me vlerë prej 197 mijë euro.

Kjo ka mjaftuar që gjykata ta shfuqizojë vendimin për burg shtëpiak të Temelkos.