Copy Code

Tragjedi në Ohër

Një grua është gjetur dje e vdekur në një hotel në Ohër. Bëhet fjalë për shtatëdhjetë e dy vjeçaren me iniciale V.S.B.T.M. nga Amsterdami, Holandë, njoftoi policia.

Sipas kumtesës zyrtare të MPB-së, rasti në polici është paraqitur dje rreth orës 10 paradite, shkruan Gazeta Lajm. Ajo është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit ku ka qëndruar.

Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konstatuar mjek nga Emergjenca e Ohrit, kurse me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar për obduksion, ku duhet të konstatohen shkaqet për vdekjen.