U erdhi fundi! Nisin arr.estimet, në lojë dhe FBI, cilët janë ‘kurbanët’ e parë të politikës

Në listën e zezë të ndërkombëtarëve janë Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Edi Rama, Lulzim Basha …

‘Ba.nda’ politike e Tiranës do të marrë ditën e sotme një shuplakë të fortë, e cila do ta gjunjëzojë para drejtësisë së re. Reforma në Drejtësi do të hedhë sot hapin më të rëndësishëm të zbatimit të saj, që do t’i hapë rrugë brenda pak ditësh goditjes më të madhe të kr.imit dhe korrupsionit në nivelet më të larta. Pas ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), një tjetër institucion i rëndësishëm i drejtësisë së re, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të zgjedhë pas pak anëtarët e saj.

Ngritja e KLP dhe KLGJ është hapi vendimtar, që do të sjellë nisjen e goditjes dhe shkërmoqjes së kupolës së inkriminuar e të korruptuar politike. I gjithë procesi do të kryhet nën vëzhgimin dhe praninë e ndërkombëtarëve, SHBA e BE, ndërsa i pranishëm do të jetë në çdo hap edhe një agjent i FBI, i cili nuk do të lejojë në asnjë rast padrejtësi apo të tentohet shpëtimi i ‘kokave’ më të larta të shtetit, që janë të zhytur në krim e korrupsion. Ardhja e agjentit të FBI është njoftuar prej kohësh nga njeriu kryesor dhe prijësi i Reformës në Drejtësi, ish-kryediplomati amerikan, Donald Lu.

“Sapo kemi caktuar një prokuror federal të SHBA që të punojë me njësinë anti-korrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një agjent i FBI do të vijë në Tiranë për të punuar me policinë e shtetit shqiptar. Ekspertet tanë po mbështesin rihartimin e ligjit për Byronë e Hetimit dhe reformimin e gjyqësorit”, tha Donald Lu gjatë kohës që ishte ambasador i SHBA në Shqipëri.

Tashmë, agjenti i FBI ndodhet në Tiranë dhe po ndjek me vëmendje gjithë procesin e Reformës në Drejtësi, i cili është futur në hallkën më të rëndësishme. Ngritja e KLP dhe KLGJ do t’i hapë rrugë ngritjes së SPAK dhe BKH, dy institucionet që do t’i japin fund njëherë e përgjithmonë korrupsionit në nivelet e larta politike. Ashtu siç është paralajmëruar nga SHBA dhe BE, goditja do të fillojë në fillim të vitit 2019, ku më të rrezikuar janë ‘kokat’ më të larta të vendit, që kanë drejtuar Shqipërinë në këto 28 vite demokraci, duke e çuar drejt shkatërrimit.

  1. Në listën e zezë të ndërkombëtarëve janë ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta, të cilët janë cilësuar prej tyre si politikanët më të korruptuar në vend. Por, goditjes nuk do t’i shpëtojnë edhe shumë politikanë të tjerë, të cilët janë të përfshirë në afera të mëdha korruptive, siç janë Monika Kryemadhi e LSI, apo Lulzim Basha i PD, duke mos përjashtuar as kryeministrin Edi Rama, i cili akuzohet nga të huajt si personi që kri.minalizoi dhe mbushi me dro.gë Shqipërinë