Copy Code

Vardari – Shkëndija, të mërkurën në ora 15.00

Derbi i fundit i këtij sezoni në mes skuadrave kuqezi, Vardarit dhe Shkëndijës, do të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë, në stadiumin “Filipi i Dytë”, në kuadër të javës së 28-të dhe do të nis një orë më herët se duelet e tjera (ora 15.00). Shkëndija hyn në këtë përballje pas fitores bindëse 6-0 në terrenin e Pelisterit, ndërsa Vardari pas barazimit 1-1 me FC Shkupin, do të drejtohet nga trajner i ri , Boban Babunski. Në këtë sezon, Vardari dhe Shkëndija janë përballur 3 herë në Ligën e Parë, ku të dy ekipe kanë nga një fitore , ndërsa sfida e fundit u mbyll me barazim 1-1. Ndeshja do të drejtohet nga arbitri Igor Stojçevski. Ndërkohë në përballjet e tjera, që nisin në orën 16.00, do të takohen: Renova – Rabotniçki, Akademia Pandev – FC Shkupi, Pelisteri – Pobeda dhe Skopje – Sileksi.