Vazhdojnë takimet intensive të BESËS në terren – u realizua marshuta në Vrapçishtë

 

Lëvizja BESA tashmë një kohë të gjatë ka filluar karavanin e saj të takimeve me qytetarët nëpër qytetet shqiptare. Mbrëmë pas marshutës së mbajtur në Kumanovë me shumë aktivistë dhe simpatizantët e saj nga dega e Kumanovës dhe pas përfundimit të tubimit qendror të partive qeveritare e cila u mbajt mbrëmë në Kumanovë. Lëvizja BESA e Afrim Gashit sot vazhdoi karavanin e saj të marshutës në komunën e Vrapçishtës, ku u mirëprit nga shumë aktivistë dhe simpatizant të lëvizjes duke bashkëbiseduar për sensibilizimin e qytetarëve për dalje masovike në referendumin e 30 shtatorit. Vlen të theksohet që kryetari i BESËS, Afrim Gashi javën e kaluar ka filluar me takime intenzive në terren nëpër degët e Lëvizjes BESA në nivel republikan.