Veseli: Ka veç një të vërtetë për UÇK-në -luftë e drejtë në qëllim dhe veprime

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa do ta mbrojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sikurse këta të dy, Veseli ka thënë se këtë luftë do ta mbrojë secili luftëtarë i UÇK’së.

Ai tha se për UÇK-në ka veç një të vërtetë.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: LUFTË E DREJTË NË QËLLIM DHE VEPRIME. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë.

“Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet!”, ka shkruar Veseli.