Home LAJME KOSOVË Viktima e 9 në Shqipëri, vdes 52-vjeçarja e prekur nga koronavirusi

Viktima e 9 në Shqipëri, vdes 52-vjeçarja e prekur nga koronavirusi

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv të Tiranës një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

E ndjera nga Vlora është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Most Popular

SHB “Logos-A” dhuron libra falas online në kohën e pandemisë

SHB “Logos-A” dhuron libra falas online në kohën e pandemisë Në kohën kur pandemia e virusit Covid-19 ka kapluar globin dhe kur gjithë bota shfaq...

Kurti: Grenellin e kam shikuar dy herë në sy, asnjëherë nuk i kam thënë do ta heqim taksën 100 për qind

Kurti tha se nuk i ka thënë asnjëherë Grenellit se do të heqë taksën 100 për qind pa reciprocitet, shkruan lajmi.net. Grenell më herët në...

Dy muaj nga vdekja e Kobe Bryant, Vanessa ndan një video emocionuese të tij

Vanessa Bryant ndau një video të ëmbël të burrit të saj Kobe duke folur për stërvitjen e vajzës së tyre Gianna në Instagram të...

Ali Ahmeti na e solli NATO-n me durimin dhe qetësinë e tij!

Votimi i Kuvendit të Kosovës kundër Albin Kurtit nuk ka ulur aspak simpatitë e shqiptarëve për Vetëvendosjen, e as për liderin e saj. Përkundrazi,...

Recent Comments