Copy Code

Vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit e bëri në Kosovë

 

Sot ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, me ftesë të ministrit të Kulturës të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi, ishte në vizitë në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë. Gjatë takimit zyrtar ministrat u dakorduan që ta thellojnë bashkëpunimin dhe të punojnë bashkë për hartimin e një kalendari të përbashkët kulturor mes dy vendeve.
Gajtë konferencës së përbashkët për media, ministri Ademi e falënderoi ministrin Gashi për ftesën dhe për takimin, duke theksuar se: “Kam kënaqësi që vizitën e parë zyrtare jashtë vendit ta bëj pikërisht në Kosovë, që për neve nuk është vetëm vend miqësor fqinj, por edhe një vend me të cilin ne kemi edhe lidhje kombëtare, familjare, por edhe lidhje kulturore. Ne jemi të nderuar me këtë vizitë dhe shpresojmë që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen.”
Nga ana tjetër, ministri Gashi, theksoi se ata tashmë janë marrë vesh që në shtator ta nënshkruajnë kalendarin e përbashkët të aktiviteteve dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Pas takimit zyrtar ministrat realizuan edhe një vizitë Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.