Xanakopulos: Pa erga omens dhe rishikim të Kushtetutës nuk ka marrëveshje

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitros Xanakopulos ka thënë se nuk do të ketë marrëveshjes për emrin nëse nuk ka erga omens dhe rishikim të Kushtetutës.
Xanakopulos, Zëdhënës i Qeverisë
“Përderisa nuk dakordohet gjithçka, asgjë nuk është e dakorduar. Ashtu është në negociata. Por atë që mund ta them me siguri të plotë është se erga omnes dhe rishikimi i kushtetutës janë të rëndësishme, përkatësisht janë parakushtet kryesore që të mund të ekzistoj çfarë do zgjidhje me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”. Sipas tij, duhet të sjellen vendimet përfundimtare politike, sepse nuk bëhet fjalë për marrëveshje të thjeshtë, por për marrëveshje me shumë çështje teknike dhe juridike por, edhe politike.