Xhudistja më e mirë, tejkalon edhe një sfidë

Arbresha Rexhepi, xhutistja më e mirë në Maqedoni, me sukses e përfundoi një ndërhyrje kirurgjike pas një lëndimi të marrë gjatë stërvitjeve në Kampin Olimpik në Miterstill të Austrisë. Ky intervenim u krye me sukses në ambientet e spitalit Re-Medika General Hospital nga doktori Boro Iliev, i cili është një nga më të njohurit në vendin tonë. Menjëherë pas këtij intervenimi, babai i Arbëreshës, Zeglul Rexhepi një emër i njohur në Federatën e Xhudos të Maqedonisë, ka nxjerr një fotografi në rrjetet sociale duke njoftuar opinionin se Arbëresha e ka tejkaluar me sukses edhe këtë sfidë mjaft të rëndësishme për karierën e saj. Përndryshe Arbresha është një nga xhudistet më të dekoruara në vendin tonë dhe aktualisht ishte pjesëmarrëse në OTC Mittersill Austi krah për krah me xhudistet më të mira të Botës, siç janë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Fistrie Krasniqi e shumë të tjera nga reprezentacioni i Kosovës, të udhëhequr nga i madhi Driton Kuka. Dy muaj më parë, Arbresha u shpërblye nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë, për punën e saj të palodhshme dhe rezultatet e arritura në garat kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë dy viteve të fundit, duke pranuar bursën olimpike nga Komitetin Olimpik, me ç’rast tani e tutje dyert për në Olimpiadën 2020 janë të hapura për të. Përndryshe, Arbresha Rexhepi është një sportiste e re, anëtare e sport klubit të Xhudos Ipon nga Shkupi dhe kohën e fundit po mbledh medaljet e shumta nëpër garat kombëtare dhe ato ndërkombëtare, gjë që premtojnë shumë se ajo do të arin të përmbushe normën për pjesëmarrje olimpike në olimpiadën e ardhshme që duhet të mbahet në Tokio të Japonisë më 2020.