Zëdhënësi i BESËS: Doli në shesh drejtësia për 27 prillin, kuadrot lojale të Gruevskit sulmuan BESËN dhe Himnin Shqiptar

 

Drejtësia vonon, por nuk harron.
Sot doli në shesh drejtësia për 27 prillin.
Lëvizja Besa ishte subjekti që u satanizua më së tepërmi lidhur me këtë ngjarje. Por, sot u vërtetua se bëhet fjalë për “spiunazh brenda llojit”.
Sot shihet qartë se cak i atakut medial të asaj kohe ishte Himni Shqiptar, i intonuar për herë të parë nga një deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe jo terroristët që e sulmuan Kuvendin e Maqedonisë.
Sot u vërtetua se fushatën kundër Lëvizjes Besa dhe kundër Himnit Shqiptar e kanë orkestruar ata që ia kishin zbuluar Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së planin për formimin e shumicës së re parlamentare.
Me një fjalë, sot u vërtetua se të gjitha shpifjet ndaj Lëvizjes Besa kanë qenë të koordinuara nga kuadrot lojale të Gruevskit që e kanë inskenuar 27 prillin.
Drejtësia vonon, por nuk harron.’’, ka shkruar zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani.