Zejdi: E respektojmë prof. Rekën, por ai kurrë nuk ka reaguar për asnjë fatkeqësi shqiptare

 

“Kam respekt për profesor Blerim Rekën, por shtrohet pyetja se pse ai asnjëherë gjatë regjimit VMRO-BDI nuk ka reaguar për çështjet shqiptare?”, ka pyetur Zejdi në debatin e sontëm në Click Plus në TV 21.
Më tej Zejdi shtroi edhe disa pyetje të tjera: “Pse Blerim Reka gjatë 10 vite të qeverisjes VMRO-BDI heshti për Monstrën, për Sopotin, Brodecin, për Harun Aliun e për rastin e Kumanovës?”, ka pyetur Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa në emisionin “ Click Plus”.