ZËRI I MEDIAVE TË SHËRBIMIT PUBLIK

Radiodifuzioni i Uniot Europian (EBU) organizoi ngjarjen e rradhës të ashtuquajtur “Zëri i mediave të shërbimit publik” në zyrat e EBU-së në Bruksel me 28 Mars 2019.
Drejtori i N.P. Radiodifuzioni Nacional (RDN) – Mr. Admirim Aliti përfaqësoi RDN si dhe pati rastin të takohet dhe të diskutoj me zv. Drejtoreshën Gjenerale të Komisionit Europian – Sixtine Bouygues dhe Drejtoreshën për komunikim të EBU-së – Michelle Roverelli.

Temat kryesore të konferencës përfshinin:

• Sfidat e komunikimit të ‘Europës’;
• Mjetet dhe teknikat e angazhimit të palëve të interesuara në Bruksel;
• Zgjedhjet e ardhshme europiane dhe strategjia e medias sociale rreth Debatit të Eurovizionit të EBU-së;
• Rëndësia jetike e drejtëshkrimit mediatikë;
• PSM dhe Diversiteti gjinor;
• Prezantime nga anëtarët pjesëmarrës dhe tema tjera të rëndësishme rreth shërbimin publik të mediave.

Në konferencë kishte menaxher të lartë të institucioneve prestigjioze siç janë: Deutsche Welle, RTE, RTBF, Yle, e të tjerë.