Copy Code

Zuckerberg me kokëdhimbje nga profilet e rrejshme në Maqedoni

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka pranuar se rrjeti social “ka bërë gabime” që çoi në miliona përdorues të Facebook në përdorimin e të dhënave të tyre nga një konsulencë politike.

Cambridge Analytica është akuzuar për përdorim të paautorizuar të të dhënave në emër të klientëve politikë.

Në një deklaratë të tij, Zuckerberg tha se kishte ndodhur një “shkelje e besimit”.

Në një intervistë të vonë me CNN ai tha se ai ndjehej “me të vërtetë keq” dhe u zotua të marrë masa kundër “aplikacioneve mashtruese”.

Ai shtoi se ishte “i lumtur” të dëshmonte përpara Kongresit “nëse është gjëja e duhur për të bërë”.

Në deklaratën e tij të postuar në Facebook, ai premtoi se do ta bënte shumë më të vështirë për aplikacionet të cilat thithin informacionin e përdoruesit.

“Ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur të dhënat tuaja, dhe nëse nuk mund të bëjmë, ne nuk meritojmë t’i shërbejmë një konsulence të tillë”, tha Zuckerberg.

Ai madje ka folur edhe për përdoruesit e Facebookut në Maqedoni. Mark Zuckerberg ka theksuar se në Maqedoni kanë zbuluar shumë profile të rrejshme që gjenerojnë edhe lajme të rrejshme.

“Në vitin 2017 krijuam vegla me të cilat detektuam profile të rrejshme dhe akaunte që gjenerojnë edhe lajme të rrejshme. Shumë numra të këtyre lloje të akaunteve zbuluam në Maqedoni”, tha Zuckerberg në intervistën ekskluzive për “CNN”.