ZV.KRYEMINISTRI BULLGAR: ME KËTË MENTALITET MAQEDONIA NUK DUHET PRANUAR NË NATO

Shkupi të ndaloj me falsifikimin e historisë, Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO me mentalitet të tillë. Kështu ka shkruar në rrjetin social fejsbuk, zv/kryeministri bullgar dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, pasi që dje shkroi se nuk do të lejoj futjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në BE dhe NATO.
“Nga ana e Bullgarisë ekziston dëshirë për kompromise, që sipas meje është e palejueshme, ndërsa nga ana maqedonase ka dëshirë për pengesa, të shtrembërohet, të insistohet në formulime që nuk kanë asnjë të vërtetë historike”, ka deklaruar Karakaçanov, transmeton SHENJA.
Ai mes tjerash ka thënë se Shkupi duhet të ndryshoj sjelljen, ndërsa sipas tij me këtë mentalitet Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO.