ZYRTARE: Khabib – McGregor, viti 2019 fillon me spektakël

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor duket se do ta shohin njëri tjetrin më shpesh.
Khabib Nurmagomedov e mposhti Conor McGregorin në tetorin e vitit të kaluar, por që ata duan një ripërballje.

Shefi i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se do të ketë një ripërballje mes dy boksierëve të arteve parciale në këtë vit, përcjell lajmi.net.

White nuk ka dashur të zbuloj datën e rimeçit, mirëpo ka konfirmuar se ajo përballje do të ndodhë në këtë vit.

Përballja e dytë në mes të Khabib dhe McGregor do të bëhet më shumë për shou dhe për fitime të majme të të dy sportistëve.

Kujtojmë se vitin e kaluar irlandezi i ka ofruar 15 milionë euro rusit që të përballet me ta, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar hiq më pak se 30 milionë euro. /Lajmi.net/